Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Topi i Artë? Harrojeni Benzema dhe Lewën, e fiton sulmuesi i Liverpoolit”

Është akoma herët, por Karim Benzema është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë”. Sulmuesi francez po përjeton një nga momentet më të bukura të karrierës në Madrid.

Kapiteni ka realizuar 41 gola deri në këtë fazë të sezonit, që mund të kthehet i paharrueshëm për të dhe shokët e ekipit. Reali fitoi Superkupën në janar, titullin e ka në xhep dhe po garon për suksesin në Champions.

Të shumtë janë ata që e konsiderojnë 34-vjeçarin si fituesin e ardhshëm të “Topit të Artë”, por ndryshe mendon Gabby Agbonlahor, ish-sulmuesi anglez, i cili preferon një lojtar të Liverpoolit.

Ndoshta një mes Benzema dhe Lewandowski do ta fitojë atë, por unë do të doja ta fitonte Sadio Mane. Ai fitoi Kupën e Afrikës dhe Carabao Cup, por mund të fitojë edhe titullin, Champions League dhe FA Cup.

Mos të harrojmë faktin që Sadio ka shënuar shumë gola. Edhe Benzema është ok, por nëse Reali eliminohet nga City, unë mendoj se Mane do të jetë favoriti kryesore”, deklaroi Agbonlahor.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...