Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Topi i Artë, Mane lë mënjanë egoizmin, tregon hapur preferencën e tij

Duhet edhe pak për të mësuar se cili do të zgjidhet lojtari më i mirë i këtij 2022, duke fituar Topin e Artë. Karim Benzema është favoriti, edhe pse ka ekspertë që japin edhe Sadio Mane mes kandidatëve të mundshëm. Pikërisht sulmuesi senegalez, që kaloi nga Liverpooli te Bayerni i Mynihut gjatë verës, foli për “Canal Plus” për rivalin francez duke i dhënë meritat, teksa deklaroi:

“Benzema ka bërë një sezon madhështor me Realin dhe fitoi Championsin. Sinqerisht, mendoj se Topin e Artë këtë vit e meriton ai. Bëri një sezon të madh me Realin dhe fitoi gjithçka, besoj se i ka të gjitha meritat për Topin e Artë, jam i lumtur për të”.

Për sa i përket aspektit personal, Mane më pas foli duke iu referuar kalimit te Bajerni dhe te fitorja e Kupës së Afrikës me Senegalin, teksa u shpreh:

“Triumfi në Kupën e Afrikës ishte një çlirim për mua dhe për vendin tim, por e përsëris: Topin e Artë duhet ta fitojë Benzema dhe këtë e mendoj sinqerisht”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...