Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Topi i Artë, Mazrekaj: Nder i madh! Rikthimi? Kisha mllef, nuk besonin tek unë

Mentor Mazrekaj është një nga tre kandidatët për fitimin e Topit të Artë 2022 për kampionatin shqiptar. Mbrëmja gala “Më të mirët 2022” organizohet nga FSHF dhe Digitalb, live prej orës 19:00 në SportNews. 33-vjeçari rilindi te Laçi dhe është rikthyer të zbavitet e dhurojë spektakël, dhe po udhëheq bardhezinjtë si kapiten.

Në prononcimin për SuperSport, Marzekaj u shpreh: “Për mua është nder, nuk kam qenë ndonjëherë në një ambient të tillë për ndarje çmimesh, kjo është hera e parë. Është një nder që do të kem përballë dy lojtarë më të rinj (Xhixha, Skuka). Ata e fituan çmimin e tyre me transferimet, shpresoj të kenë fat në karrierë.

Rikthimi në futbollin shqiptar përpara 2.5 vitesh? Kisha një mllef brenda vetës, doja t’u tregoja të gjithëve që mundem, pasi shumë klube nuk besonin tek unë, por ia dola me vullnet e sakrificë.

Golat? Nuk jam shquar për gola, më shumë kontribuoj për ekipin asistoj dhe krijoj raste. Mendjen për gola kurrë nuk e kam patur, as atëherë as tani”, u shpreh kapiteni i Laçit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...