Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Topi i Artë, sa shumë mungesa në listën e 30 kandidatëve!

30 të nominuar, një favorit absolut, që është Cristiano Ronaldo, një rival mbi të tjerët për portugezin, sic është Lionel Messi, Neymar e sigurisht mes më të mirëve dhe shumë kandidatë të tjerë plot klas.

Por, gjithsesi, kanë mbetur jashtë listës së France Futball disa emra të jashtëzakonshëm. Pa dyshim që janë përjashtime të rënda. Nuk është Paul Pogba, protagonist absolut me Manchester United në suksesin e arritur në Europa League. E meqë jemi të “Djajtë e Kuq”, nuk u pa as emri i Zlatan Ibrahimovic. Qëndrojnë në Manchester, por te skuadra tjetër e qytetit. Aguero i City-t nuk i ka përmbushur pritshmëritë për të qenë kandidat për Topin e Artë. Ndërsa në Gjermani ka befasuar mungesa e Thomas Mullerit, por edhe ajo e Manuel Neuer.

Nëse mosprania në këtë listë e dy futbollistëve të Bayernit kalon ndoshta pa u vënë re, askujt nuk mund t’i shpëtojë fakti që nuk janë as dy lojtarët e Barcelonës, Pique dhe Iniesta, sikurse Bale i Realit të Madridit.

Nuk mund të mos vihen re as mungesat e Alexis Sanchez, Di Maria, Dani Alves dhe Marcelo, pa harruar edhe Verratin. I fundit, por jo për nga rëndësia, spikat mungesa e Higuainit, pas një sezoni të mrekullueshëm me Juventusit.

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...