Messi, Aubameyang, Cavani, Hummels dhe Benzema janë 5 emrat e shtuar që e cojnë në 25 numrin e kandidatëve të zbuluar për cmimin e Topit të Artë. Askush nuk kishte dyshim që herët a vonë do të vinte radha e këtyre lojtarëve, sidomos për Messi, 5 herë fitues i këtij trofeu. Sulmuesi i PSG-së, Cavani, pas largimit të Zlatan Ibrahimovici është shndërruar në pikë referimi në sulmin e skuadrës franceze, por po kaq peshë e ndoshta edhe më shumë kanë patur Aubameyang dhe Benzema në radhët e Borussias së Dortmudit dhe Realit të Maridit. Mbrojtësi i Bayernit, Hummels përfaqëson një tjetër pjesë të mozaikut të kandidatëve.
