Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Topi ndalet! Emocionet, kurrë”, Franck Ribery tërhiqet zyrtarisht nga futbolli

Franck Ribery ka njoftuar tërheqjen nga futbolli aktiv nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Francezi feston 40-vjetorin e lindjes në prillin e ardhshëm, teksa dëmtimet e shumta nuk e kanë lënë të qetë në vitet gjatë gjithë karrierës së tij, por sidomos tani që rikuperimi kthehet në një mision edhe më të komplikuar.

Ribery ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Marseille, Galatasaray dhe Metz. Prej shtatorit të vitit të kaluar është pjesë e Salernitanës në Serie A, ndërkohë që vitet më të arta i kaloi në Bavari me fanellën e Bayernit, ekip me të cilin fitoi plot 23 trofe në 12 sezone të paharrueshme.

Topi ndalet. Emocionet brenda meje, jo. Faleminderit të gjithëve për këtë aventurë të jashtëzakonshme”, shkruan sulmuesi i majtë, një nga dribluesit dhe artistët e fundit të lojës më të bukur në botë.

Largimi nga futbolli por jo nga Salernitana, pasi Ribery në vazhdim do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit Davide Nicola. Ky i fundit ia doli të mbante Salernitanën në elitën e futbollit italian sezonin e kaluar, një arritje fantastike duke llogaritur krizën ku ishte zhytur skuadra.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...