Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

 “Topi yt”, 750 skuadra përfituan nga projekti i FSHF

Kushdo që luan futboll do të ketë një top. Bazuar në këtë parim, në fillim të këtij edicioni Federata Shqiptare e Futbollit nisi “Topi Yt”, një prej projekteve më ambiciozë dhe më të rëndësishëm të sportit të top-këmbës në vend.

Topa falas për të gjitha skuadrat, duke nisur nga futbolli profesionist, por mbi të gjitha në nivelet e fëmijëve, për të bërë të mundur që të rriten kampionët e së ardhmes.

FSHF njoftoi se procesi i shpërndarjes së topave në të gjithë klubet e futbollit të regjistruara në Shqipëri, që nga Kategoria Superiore dhe deri në skuadrat më të vogla të moshave është zbatuar në masën 95%.

Faza finale e nismës së lançuar në muajin Qershor do të mbyllet me disa klube në zonat rajonale, në momentin që ato do të përfundojnë procesin e regjistrimit pranë federatës dhe pjesëmarrjen në garë.

 

Nga projekti kanë përfituar plot 750 skuadra. 158 prej tyre janë ekipet e para, skuadrat e të gjitha grupmoshave, futbolli i femrave dhe ai i sallave. Kjo ka bërë që 5180 topa të shpërndahen pa pagesë, sipas kritereve të vendosura nga FSHF.

Përfitueset më të mëdha të projektit kanë qenë zyrat rajonale, që nis me ekipet e moshave për fëmijët 7-vjeçarë dhe deri në skuadrat e 19-vjeçarëve. Për këtë kategori u vunë në dispozicion më tepër se 10 mijë topa.

Kuotat e shpërndara në klube

10 klubet e Superiores                        40 topa

20 klubet e Kategorisë së Parë          40 topa

26 klubet e Kategorisë së Dytë          40 topa

20 klubet e U-19 Superiore               30 topa

20 klubet e U-19 Kategoria e Parë   30 topa

20 klubet e U-17 Superiore               30 topa

20 klubet e U-17 Kategoria e Parë   30 topa

10 Skuadrat e futbollit të femrave   30 topa

6 skuadrat e U-15 rajonale                20 topa

6 skuadrat e U-17 rajonale                20 topa

ZYRAT RAJONALE – SHPËRNDARJA

40 skuadrat e U-7              10 topa

59 skuadrat e U-9              10 topa

125 skuadrat e U-11           10 topa

164 skuadrat e U-13          20 topa

136 skuadrat e U-15          20 topa

68 skuadrat e U-17            20 topa

34 skuadrat e U-19            20 topa

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...