Kategoria Superiore

Torassa për mediat argjentinase: Në Shqipëri luhet futboll fizik, i gjithë vendi në karantinë!

Agustin Torassa po kalonte një moment të artë me Tiranën e tij deri në momentin që u ndërpre kampionati shqiptar për shkak të emergjencës nga koronavirusi. I izoluar në shtëpi njeriu që ka rigjetur formën maksimale që nga momenti që drejtimin e ka marrë Emanuel Egbo dhe është kthyer në një lider për Tiranën, ka dhënë një intervistë për mediat argjentinase, ku ka folur për eksperiencën e tij në Shqipëri me skuadra si Partizani, Flamurtari dhe sëfundmi Tirana, për jetën në Shqipëri si dhe për masat që ka marrë qeveria shqiptare në luftën ndaj koronavirusit, me Torassën që u ka dhënë edhe disa këshilla argjentinasve.

Eksperienca në Superiore – “Kampionati shqiptar është rritur shumë në vitet e fundit. Ka gjithmonë e më shumë të huaj dhe niveli është përmirësuar. Ky është një futboll mjaft fizik në përgjithësi. Dy klubet me të mëdhenj, për histori dhe numër tifozësh janë Partizani dhe Tirana, ky është i vetmi derbi në vend. Jam këtu prej thuajse tre vitesh. Më parë kam luajtur për Partizanin dhe Flamurtarin. Sot janë edhe dy argjentinas të tjerë në një ekip tjetër të Superiores, por kam parë shumë argjentinas që kur kam ardhur këtu. Paraqitja ime aktuale është e mirë, me 4 gola në 18 ndeshje. Jemi në majën e klasifikimit me 9 pikë diferencë nga Kukësi dhe mbeten 10 ndeshje deri në fund”.

Jeta në Shqipëri – “Me raste të mungon pak çmenduria e futbollit argjentinas, por edhe këtu të kënaq. Këtu jetoj shumë i qetë, qyteti është i bukur, njerëzit janë shumë miqësorë. Nëse humb një ndeshje, mund të dal në rrugë, të darkoj jashtë dhe të pi një birrë si një person normal”.

Koronavirusi dhe këshilla për argjentinasit – “Që nga 12 marsi, kampionati shqiptar është ndalur për një afat të pacaktuar. Të martën e kaluar, në një konferenvë video të UEFA-s me federatat kombëtare, u mor vendimi që të synohej të mbylleshin aktivitetet më 30 qershor. Këtu mungojnë edhe 10 javë deri në mbyllje të kampionatit.Vendi është në karantinë prej shumë ditësh. Mbyllën kufijtë, edhe me ata pranë si Italia, dhe të vetmet gjëra të hapura janë supermarketet dhe farmacitë. Automjetet nuk mund të qarkullojnë pa një autorizim special. Argjentinasve në këtë moment mund t’u them vetëm që të mundohen të qëndrojnë të bashkuar. Të kujdesen sa më shumë për veten që të kujdesen sa më shumë për ata që janë më vulnerabël. Të respektojnë rregullat për higjenën dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që virusi të mos vazhdojë duke u shpërndarë”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency