Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Torino gjen trajnerin e ri, e blen nga klubi i sapongjitur në Serinë A

Torino gjen trajnerin e ri, e blen nga klubi i sapongjitur në Serinë A

Torino nis nga pankina punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, teksa në stolin e skuadrës “granata” nuk do të jetë më kroati Juric. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Torino zyrtarizoi divorcin me trajnerin kroat dhe në të njëjtën kohë  prezantoi edhe trajnerin e ri.

Emri i përzgjedhur për të drejtuar ekipin është italiani Paolo Vanoli, i cili sezonin që lamë pas bëri një punë të shkëlqyer te Venezia, duke rikthyer lagunarët në elitën e futbollit italian pas shumë vitesh.

Vanoli kishte një klauzolë prej një milionë eurosh për prishjen e kontratës me Venezian, teksa për të marrë trajnerin, Torino arriti marrëveshjen me lagunarët që të paguajë vetëm 800 mijë euro.

Lexo edhe:

Ndërkohë, me Torinon trajneri Vanoli ka firmosur për dy sezone dhe nga kjo kontratë do të përfitojë dy milionë euro në total, shifër që mund të rritet nga bonuset e shumta të parashikuara.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...