Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Torino mposht dhe zhyt në krizë Frosinonen

Java e 8 e Serisë A italiane startoi mbrëmjen e sotme me sfidën e luajtur ndërmjet Torinos dhe Frosinones, që u fitua me rezultatin 3-2 nga djemtë e Valter Mazzarrit.

“Granatat” zhbllokuan sfidën në fillim të takimit me anë të Rincon dhe dyfishuan me Basellin në fillim të pjesës së dytë, por Frosinone reagoi fuqishëm dhe riktheu baraspeshën duke shënuar me Goldanigën në minutën e 58 dhe Ciano në të 64-ën.

Gjithsesi Torino nuk mund të pajtohej me këtë rezultat në shtëpi, dhe për më tepër përballë Frosinones, ndaj rriti presionin dhe arriti të shënojë golin e fitores me Berenguer në minutën e 71-të.

Me këtë 3-pikësh Torino shkon në vendin e 8 me 12 pikë, ndërsa Frosinone vijon të mbetet e parafundit, me vetëm një pikë në 8 ndeshjet e para të kampionatit.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...