Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Torino ngec edhe ndaj Sampdorias, Giampaolo “bën gati valixhet”

Torino ngec sërish, këtë herë në shtëpi ndaj Sampdorias, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 dhe tani pankina e trajnerit Marco Giampaolo është më e lëkundur se kurrë, pasi vështirë se mund të marrë një tjetër shans.

Skuadra “granata” e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe shënoi me Belottin që në minutën e 7’, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë pak minuta më vonë ishte sërish kapiteni që dërgoi topin në rrjetë dhe u dha avantazhin Torinos, pas një aksioni mjaft të bukur të Singo.

Pjesa e dytë kishte një tjetër tablo, pasi nisi shumë mirë për Sampdorian, që riktheu baraspeshën me anë të Candrevës, ndërsa pak minuta më vonë ky i fundit asistoi për Quqagliarelën, i cili çoi shifrat në 1-2.

Mesfushori Meite riktheu baraspeshën në minutën e 77’, ndërsa deri në fund sfida ishte e luftuar, por asnjë nga skuadrat nuk arriti të shënojë golin me vlerë 3-pikëshe dhe sfida u mbyll në barazim.

Ky rezultat i shkon për shtat Sampdorias që vinte pas dy humbjeve radhazi, por jo Torinos, që në 9 javë kampionat numëron vetëm 6 pikë, me një fitore, tre barazime dhe pesë humbje, ndërsa në fundjavë e pret një tjetër sfidë e vështirë, derbi i qytetit me Juventusin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...