Serie A

Torino ngulmon për huazimin e Candrevas në janar

Antonio Candreva mund të rikthehet sërish në Torino, ku në vitin 2010 ka veshur fanellën e Juventusit, por këtë herë janë “granatat” ata që kanë shfaqur interes për 31-vjeçarin e Interit. Gjatë merkatos së Janarit, presidenti i Torinos, Cairo, do të nisë bisedimet me zikaltrit për huazimin e futbollistit. Të dyja shoqëritë kanë marrëdhënie të mira dhe tratativa mes tyre mund të mbyllet shpejt, por problemi mbetet te futbollisti, i cili më parë duhet bindur për të pranuar transferimin te skuadra e drejtuar nga Mazzarri, i cili e kërkon me ngulm mesfushorin.

To Top