Kupa e Italise

Torino “pushton” Olimpicon, eliminon Romën, në çerekfinale derbi ndaj Juves

Vetëm pak ditë përpara përballjes shumë të rëndësishme ndaj Juventusit në Serinë A, Roma e Eusebio Di Francescos merr një goditje të rëndë. Kryeqytetasit u mposhtën në Olimpico me rezultatin 2-1 nga Torino që bëri surprizën e madhe në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë. Skuadra “Granata” pushtoi kryeqytetin italian dhe tashmë do të sfidojë Juventusin në derbi në fazën çerekfinale të Kupës. Zhgënjyen zgjedhjet e dyta të Di Francescos me trajnerin e Romës që kishte lënë në stol shumë titullarë për t’u dhënë hapësira lojtarëve që kishin luajtur më pak deri në këtë fazë të sezonit, megjithatë në këtë aspekt nuk bënte përjashtim as Torino pasi edhe serbi Mihajlovic kishte bërë shumë ndryshime në formacion, ku spikaste aktivizimi në portë i vëllait të mesfushorit të Lazios Milinkovic-Savic, Vanja i cili mori një rol protagonisti në suksesin e miqëve. Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi De Silvestri në minutën e 39-të, ndërkohë që goli i Edera në pjesën e dytë vrau shpresat e Romës për të avancuar më tej. Por kryeqytetasit mund të riktheheshin në ndeshje në të 77-tën nëse Dzeko i ardhur në fushë nga stoli nuk do ishte ndalur nga Milinkovic-Savic nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i parë i çekut Patrick Schik me fanellën e Romës në minutën e 84-t ishte i pamjaftueshëm për verdhekuqtë pasi deri në fund Torino mbrojti avantazhin duke siguruar biletën e çerekfinaleve.

Asnjë surprizë në sfidën tjetër atë mes Juventusit dhe Genoas. Bardhezinjtë morën një fitore të thjeshtë me rezultatin 2-0 falë golave të dy argjentinasve. Dybala në minutat e fundit të pjesës së parë kaloi në avantazh skuadrën e Allegrit, ndërkohë që Higuain i ardhur në fushë nga stoli hipotekoi kualifikimin e bardhezinjëve me golin e dytë në minutën e 76-të. Në çerekfinalet e Kupës së Italisë përveç derbit të Milanos mes Milanit dhe Interit do të kemi edhe derbin e Torinos pasi Juventusi do të sfidojë tashmë skuadrën e Sinisa Mihajlovic me objektivin për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni për të mbrojtur trofeun.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency