Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Torino skuadra e parë çerekfinaliste, mposht Genoan me penallti

Është Torino skuadra e parë çerekfinaliste e Kupës së Italisë. Skuadra Granata mposhti 6-4 Genoan pas goditjes së penalltive duke prerë biletën për më tej pasi 120 minutat e lojës përfshirë edhe shtesat përfunduan në barazim 1-1. Fillimisht shënoi Genoa me Favillin në minutën e 14-të por skuadra e Walter Mazzarrit iu kundërpërgjigj shumë shpejtë duke barazuar rezultatin me De Silvestrin. Në minutën e 106-të, Torino mbeti me një lojtar më pak pasi Meite mori kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ndeshja shkoi te penalltitë dhe aty skuadra Granata u tregua më e saktë pasi shënoi të 5-ta penalltitë që goditi ndërkohë që për Genoan Radovanovic gaboi penalltinë e 4-t. Në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Torino do të sfidojë fituesen e çiftit Milan-Spal.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...