Serie A

Torino zhgënjen ndaj Lecces, lë Interin të vetëm në krye

Pritej të merrte fitoren e tretë në po kaq ndeshje dhe t’i bashkohej Interit në krye të renditjes, por Torino u befasua në shtëpi nga Lecce, duke humbur me rezultatin 1-2.

Skuadra e Walter Mazzarrit e kishte nisur sezonin me dy fitore radhazi dhe sonte kërkoi të tretën, por u befasua nga dy kundërsulme të miqve, ndërkohë që sulmuesit “granata” shpërdoruan më shumë se duhet.

Torino e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe kishte kontrollin e lojës, por Lecce ishte vendosur mirë në fushë dhe mbante rrezikun larg portës së Gabriel, ndërsa befasoi në minutën e 35-të, kur në një kundërsulm, kaloi në avantazh me anë të Farias.

Torino reagoi menjëherë, por golin e gjeti vetëm në minutën e 58’, kur Simone Zaza fitoi një 11-metërsh, të cilin e ekzekutoi saktë kapiteni Belotti, duke rikthyer baraspeshën.

Ky gol çliroi vendasit, që u hodhën në kërkim të golit të fitores, por “harruan” prapavijën, teksa në një zbritje tjetër, Lecce arriti të mposhtë për herë të dytë Sirigun, këtë herë me anë të Mancosu.

Vendasit nisën edhe njëherë misionin për të rikthyer të paktën baraspeshën ,teksa në minutat shtesë pretenduan për një 11-metërsh, ku Rispoli mbajti në zonë kapitenin Belotti, por arbitri pasi u konsultua me pamjet në VAR, vendosi të mos e akordojë.

Në përfundim të takimit, që zgjati plot 100 minuta, ishte Lecce që festoi fitoren e parë në Serinë A, ndërsa Torino provoi humbjen e parë, duke lënë në krye të renditjes Interin, me zikaltrit që janë të vetmit që kanë marrë pikët e plota.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency