Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Toronto fiton titullin në Lindje dhe “kap” finalen e madhe të MLS(Video)

Është Toronto FC, finalistja e parë e Major League Soccer. Skuadra kanadeze mposhti 1-0 Columbus Crew në gjysmëfinalen e kthimit që ishte njëkohësisht edhe finalja e Konferencës së Lindjes dhe tashmë do të luajë për titullin e MLS, përballë fitueses së çiftit Seattle Sounders-Houston Dynamo, me ndeshjen e parë që ka përfunduar 2-0 në favor të Seattle. Toronto ndërkohë pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë iu fal një finalizimi të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jozy Altidore për të kaluar Columbus dhe për të fituar për të dytin vit radhazi titullin kampion në Konferencën e Lindjes. Duhet theksuar se në pjesën e parë spanjolli Victor Vazquez kishte humbur një 11-metërsh për kanadezët. Për Giovincon, Altidore e Bradley tre yjet e Torontos tashmë misioni do të jetë të fitojnë titullin kampion në këtë sezon të MLS.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...