Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Tottenham blen mbrojtësin e Realit, Mourinho pret edhe Gareth Bale

Mbrojtësi i majtë spanjoll Sergio Reguilon do të transferohet në kampionatin anglez te Tottenham, pasi “Spurs’ kanë arritur marrëveshjen me Realin e Madridit dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh.

Siç raportojnë mediat britanike, mbrojtësi 23-vjeçar pritet të mbërrijë që sot në Londër dhe pasi të kalojë me sukses vizitat mjekësore, do të firmosë një kontratë që do ta lidhë me Tottenhamin deri në verën e 2025-ës.

Për kartonin e mbrojtësit të talentuar, i cili vitin e fundit ishte në huazim te Sevilla, Tottenham do të paguajë plot 30 milionë euro, ndërsa vlen të theksohet se Reali i Madridit ka ruajtur të drejtën e riblerjes për 45 milionë euro.

Ky ishte edhe kushti i panegociueshëm i madrilenëve, të cilët nuk kanë preferuar kurrsesi të heqin dorë përgjithmonë nga një futbollist shumë i talentuar, mbi të gjitha i rritur në akademinë e klubit.

Ndërkohë në ditët e ardhshme pritet që edhe Gareth Bale të transferohet nga Madridi drejt Tottenhamit, me formulën e huazimit një vjeçar. Lajmin e dha vetë menaxheri i uellsianit, që pranoi se ky i fundit dëshiron rikthimin në Londër, ku edhe shkëlqeu me fanellën e “Spurs”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...