Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenham fiton derbin e Londrës, Everton ngjitet në zonën Champions

Tottenham ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në derbin e Londrës ndaj Fulhamit dhe është ngjitur në vendin e 8 me 42 pikë, shumë pranë zonës Champions të renditjes së kampionatit anglez.

Të besuarit e Jose Mourinhos gjetën avantazhin në minutën e 18’, kur Adarabioyo devijoi një top në mënyrë të pafat në portën e tij. Fulham provoi të rikthejë baraspeshën dhe gjeti golin në minutën e 62-të me Maya, por VAR e anuloi për një prekje me dorë.

Më pas “Spurs”-at menaxhuan mirë avantazhin deri në fund, duke mos u dhënë mundësi vendasve të kërcënojnë portën e Hugo Lloris dhe morën një 3-pikësh me mjaft vlera.

Regjistroi suksesin e tretë radhazi edhe Evertoni, që triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj West Brom. Një gol i brazilianit Richarlisson në minutën e 65-të vendosi fatin e takimit, ndërsa me tre pikët e marra, Everton ngjitet përkohësisht në vendin e katërt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...