Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenham gati të blindojë goleadorin Son, i ofron dyfishin e pagës për rinovim

Rriten shpresat e drejtuesve të klubit londinez Tottenham Hotspur për të zgjatur kontratën e futbollistit koreano–jugor Heung Min Son. 28-vjeçari është një ndër lojtarët më në formë të kampionatit anglez dhe krerët e klubit kryeqytetas nuk kanë humbur aspak kohë për t’i ofruar futbollistit aziatik një kontratë të re me kushte financiare shumë më të mira për golashënuesin më të mirë të Premier League-s.

Son-i ka shënuar 8 gola në 6 javët e para të këtij edicioni në Premiership dhe bashkë me sulmuesin Harry Kane kanë ndërtuar prej kohësh një dyshe që konsiderohet si më e forta në ishull. Pavarësisht dëmtimit të rëndë që sulmuesi i përfaqësueses së “tre luanëve” pësoi në “St. Mary’s” në ndeshjen e parë të këtij viti, apo edhe problemeve fizike që pati gjithashtu Son në pjesën e parë të vitit binomi Kane–Son përfaqëson dyshen që ka shënuar më shumë gola gjatë vitit 2020 në Premier League, ndërkohë sikur të mos mjaftonin golat zëvendës-kapiteni ka gjithashtu edhe një kontribut të jashtëzakonshëm me plot 8 asiste, në vetëm 6 javë kampionat.

Kontrata aktuale e Son-it përfundon në vitin 2023, megjithatë Daniel Levy kërkon të përfitojë nga rasti për të zgjatur qëndrimin e futbollistit nga Korea e Jugut te “gjelat”. Më 28 gushtin e vitit 2015 Tottenham Hotspur i pagoi 30 milionë euro Bayerit të Leverkusenit për Heung Min Son. Falë kontratës 5-vjeçare prej 22 milionë stërlinash, Son-i u bë njëherësh edhe futbollisti aziatik më i shtrenjtë në historinë e futbollit, duke kaluar me plot 5 milionë euro transferimin e mesfushorit Hidetoshi Nakata në verën e vitit 2001 nga Roma te Parma.

Presidenti Levy i ka ofruar lojtarit koreano–jugor një kontratë vërtet shumë të majme, që vështirë se do të refuzohet nga futbollisti aziatik. Bëhet fjalë për një kontratë të re 5-vjeçare që kap shumën 52 milionë paund, por që me gjithë bonuset mund të prekë shifrën 60 milionë stërlina. Natyrisht janë të shumtë klubet që mund të paguajnë më tepër, megjithatë me kushtet e reja të kontratës Son do të përfitojë dyfishin e pagës që merr aktualisht te “spurs”.

Son numëron plot 87 ndeshje me përfaqësuesen e “vendit të lindjes së diellit”, ndërsa te Tottenham-i lojtari aziatik ka kontribuar me 95 gola dhe 51 asist, në 238 ndeshje gjithsej. Jose Mourinho vuajti jashtëzakonisht shumë mungesën e gjatë të dyshes Kane – Son, për më tepër gjatë asaj kohe “spurs” ishin edhe skuadra e vetme në “Kontinentin e Vjetër” që luante pa asnjë sulmues. Falë sprintit final në pjesën përmbyllëse, pas rifillimit të kampionatit anglez pas ndërprerjes së gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit “gjelat” siguruan edhe pjesëmarrjen ne kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të Kupave të Evropës, Europa League, aktivitet ku klubi i Tottenham Hotspur konsiderohet si favorit për të triumfuar në fund të sezonit.

Të hënën në mbrëmje në duelin me Burnley-n Son shënoi golin e vetëm në Turf Moor, duke e ngjitur ekipin e tij drejt e në vendin e pestë në klasifikimin e Premier League-s. Palët kanë kohë që janë duke diskutuar për kushtet përfundimtare të kontratës, sidoqoftë nga sa bëhet e ditur nga burime pranë klubit rinovimi nuk do të vonojë edhe për shumë, për më tepër Son-i ndihet shumë mirë te Tottenham-i dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer gjithashtu edhe me trajnerin portugez.

Lojtari nga Korea e Jugut adhurohet nga fansat e shumtë të klubit dhe së fundi Heung – Min Son i është bashkuar Agjencisë së Menaxhimit CAA Base, që është një degë e agjencisë së famshme CAA Sports, që përfaqëson gjithashtu edhe vetë Jose Mourinho-n. Përvec trajnerit luzitan në këtë agjenci figurojnë edhe Cristiano Ronaldo, Dele Alli, James Rodriguez apo Bernardo Silva, prandak kjo është një arsye më shumë për Son-in për të rinovuar kontratën me “gjelat”.

Me golin e shënuar në Turf Moor pas asistit të Harry Kane-t binomi Kane – Son u ngjit në kuotën 29 të golave në Premier League, duke u barazuar me dyshet e tjera Thierry Henry – Robert Pires dhe David Silva – Sergio Aguero. Në librin e rekordeve të Premiership-it vetëm dyshja e Chelsea-t Didier Drogba – Frank Lampard ka realizuar më tepër, plot 36 të tillë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...