Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tottenham, i pandalshëm në transfertë

Tottenham po konfirmohet si ekip transfertash në këtë fillim sezoni të Premiere League, pasi mori fitoren e tretë në po kaq takime të luajtura jashtë fushe. Ekipi i drejtuar nga Pochettino, fitoi me rezultatin 2-3, ndaj West Ham-it vendas, në një takim që u komplikua së tepërmi në minutat e fundit.

Harry Kane shënoi dy herë në pjesën e parë për Tottenham, ndërsa Eriksen trefishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë dhe gjithçka duket se ishte në rrugën e mbarë. Por sulmuesi meksikan Chicharito Hernandes, në minutën e 65 dhe Kouyate në të 87-ën, shënuan për West Ham dhe rihapën takimin, ndërsa Aurier la Tottenham me 10 futbollistë për rreth 25 minuta. Minutat e fundit ishin vërtetë spektakolare, me vendasit e hedhur në sulm, në kërkim të golit të barazimit.

Me këtë fitore, Tottenham shkon në vendin e tretë, me 11 pikë në gjashtë ndeshje, 9 prej të cilave i ka marrë në transfertë. Krejt e kundërta ka ndodhur me ndeshjet në ‘Wembley’, ku ekipi i Pochettinos ka marrë dy barazime dhe një humbje, ndaj rivalëve londinezë të Chelsea.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...