Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tottenham largon mbrojtësin belg dhe fiton garën për talentin e Metz

Toby Alderweireld i ka dhënë lamtumirën Tottenhamit pas 6 sezonesh në Londër. Lajmin e kanë konfirmuar si klubi londinez, ashtu edhe mbrojtësi belg, që do të vijojë karrierën te skuadra e Al Duhail në Katar.

Marrëveshja për transferimin e mbrojtësit 32-vjeçar duket se do të sjellë në arkat e klubit të Tottenhamit rreth 15 milionë euro, ndërsa Alderweireld ka firmosur për dy sezone, me një pagë të majme që prek shifrën e 7 milionë eurove neto në sezon.

Mbrojtësi belg iu bashkua “Spurs”-ave në verën e 2015-ës dhe bashkë me patriotin e tij, Ian Vertonghen, formoi një dyshe të jashtëzakonshme, duke kontribuar që Tottenham të shkonte deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë paratë e arkëtuara nga shitja e Alderweireld, Tottenham ka vendosur t’i investojë menjëherë për të blerë mesfushorin 18-vjeçar të Metz, Pape Matar Sarr, i cili debutoi sezonin e kaluar me klubin francez dhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave.

Për Sarr kanë shfaqur interes edhe Manchester United e Chelsea, megjithatë duket se garën e ka fituar Tottenham, që ka plotësuar kërkesat e Metzit dhe gjithashtu edhe ato të mesfushorit, ndaj tani pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit.

Gjithsesi vlen të theksohet se paratë e shpenzuara për Sarr janë një investim për të ardhmen, pasi mesfushori 18-vjeçar pritet të qëndrojë edhe një sezon në huazim te Metz dhe vetëm verën e ardhshme të transferohet në Londër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...