Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Tottenham “lodhet” me Conte-n, ish-trajneri i Barçës në “pole position” për të zëvendësuar italianin

Tottenham dhe Antonio Conte duket se do të ndajnë rrugët në fundin e sezonit aktual. Drejtuesit e Spurs-ave pretendonin një ecuri më të mirë nën drejtimin e italianit me skuadrën angleze që në këtë sezon nuk shkoi përtej fazës së 1/8-tave në Champions League ndërsa në kampionat është e destinuar sërish të luftojë për vendin e katërt dhe jo më shumë.

Nga ana tjetër, edhe tekniku italian ka pasur pakënaqësitë në lidhje me organikën e ekipit por edhe me mentalitetin e Tottenham. Ndaj, përveç ndonjë të papriture deri në fundin e sezonit, pritet që palët të ndajnë rrugët me Conten që duket i joshur për një rikthim te Interi. Ndërkohë, edhe te Tottenham nuk po qëndrojnë duarkryq në lidhje me këtë situatë pasi kanë nisur të studiojnë zëvendësuesit e mundshëm të italianit.

LEXO EDHE:

I preferuari është Luis Enrique. Sipas The Times, ish-i i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është i interesuar për Tottenham dhe një eksperiencë në Premier League. 52-vjeçarit i mungon një eksperiencë me klubet prej vitit 2017, kohë kur drejtonte Barcelonën.

Trajneri spanjoll duket i mirëpritur edhe nga ana e tifozerisë së Tottenham pasi në të kaluarën është konfirmuar si një shembull i suksesshëm duke triumfuar në Champions League por edhe në LaLiga.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...