Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenham merr zemër, mund me “poker” golash Leedsin

Tottenham ka fituar në transfertë me poker golash ndaj skuadrës së Leeds, në takimin e vlefshëm për raundin e 27-të të Premier League.

Seria e golave nisi në minutën e 10’ me Doherty, që i dha avantazhin ekipit të trajnerit Antonio Conte, që pas fitores ndaj Manchester Cityt, duket se janë në super formë.

Goli i dytë i kësaj përballjeje erdhi në minutën e 15’, kur Kulusevski shënoi dhe i dhuroi dopietën ekipit të “Spurs”.

Ndërsa Harry Kane realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, duke e mbyllur pjesën e parë të kësaj ndeshje me rezultatin 0-3 dhe duke mos i dhënë mundësi Leeds që të reagonte.

Ndërsa pjesa e dytë erdhi më e qetë, me Tottenham që shënoi vetëm një gol në minutën e 85’ me Son Heung-Min.

Pas këtij takimi Tottenham renditen në vendin e shtatë të me 42 pikë, teksa Leeds renditet i 16-ti me 23 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...