Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenham mposht United që në “tunel”, City vendos njërën dorë te titulli, turpërohet Chelsea

Pas 5 fitoreve në të gjitha kompeticionet Manchester United pësoi humbjen e parë për vitin 2018, pasi u mposht në Wembley me shifrat 2-0 nga Tottenham Hotspur. Një sfidë e dominuar nga skuadra e Pochettinos që zhbllokoi shifrat me Eriksen vetëm pas 9 sekondash lojë. Një gol model dhe shumë i shpejtë i Spurs-ave që tronditi Djajtë e Kuq të cilët në të 28-tën e dërguan vetë topin në rrjetën e tyre me mbrojtësin Phil Jones. Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me Tottenhamin që mori një fitore të rëndësishme që e afroi ndjeshëm me zonën Champions.

Nga humbja e United, përfitoi Manchester City që e çoi sërish në 15 pikë avantazhin ndaj tyre në renditje duke vendosur njërën dorë tek titulli kampion. Citiziens mposhtën lehtësisht 3-0 WBA-në në Etihaad Stadium me golat e Fernandinhos, De Bruynes dhe Agueros. Bëri harakiri Chelsea që u turpërua në Stamford Bridge nga Bournemouth me rezultatin 0-3. Wilson, Stanislas dhe Ake me golat e tyre, hodhën knock-out, Blutë e Londrës të cilët tashmë ndiejnë presionin e Liverpoolit dhe Tottenhamit.  Në ndeshjet e tjera të javës së 25-të të Premier League, spikat fitorja e Evertonit ndaj Leicester me rezultatin 2-1, ndërsa përfunduan në barazime sfidat Newcastle-Burnley, Southampton-Brighton dhe Stoke-Watford.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...