Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenham ndjen mungesën e Kane, tre ndeshje radhazi pa shënuar

Tottenhami ngeci sërish, këtë herë në një barazim pa gola në transfertën ndaj Watfordit, ndërsa në organikën e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho ka filluar të peshojë gjithmonë e më shumë mungesa e kapitenit dhe sulmuesit Harry Kane.

Spurs-at nuk fitojnë që prej 26 dhjetorit, ndërsa në tre ndeshjet e fundit nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol, një shenjë e qartë kjo, që pa sulmuesin anglez në majën e sulmit, skuadra nuk arrin të rrezikojë kuadratin e kundërshtarëve.

Edhe në sfidën e sotme Tottenham krijoi shumë volum loje, por mungoi konkretizimi i saj në raste shënimi, ndërsa Watford i shkoi pranë fitores, por shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 70’, të cilin e priti portieri Gazzaniga.

Pas një fillimi mjaft të mirë me Mourinhon, Tottenham është rikthyer kështu sërish te rezultatet negative dhe tani e sheh veten 8 pikë larg zonës Champions, distancë kjo që mund të rritet, nëse Chelsea ia del të fitojë sot në transfertën ndaj Newcastle.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...