Merkato e Tottenhamit nis nga Dejan Kulusevski, i cili do të vazhdojë të luajë në Premier League. Drejtuesit e klubit londinez kanë pranuar të investojnë shumë 30 mln euro te Juventusi për të blerë kartonin e sulmuesit të djathtë.
23-vjeçari u huazua nga bardhezinjtë italiane te Spurs në janarin e vitit 2022, me kërkesë të ish-trajnerit Conte. Impakti me futbollin anglez ishte pozitiv për lojtarin e kombëtares suedeze.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Ky sezon ka qenë disi më ndryshe, ndikuar edhe nga problemet e mëdha te Tottenhami. Vetëm 2 gola dhe 7 asiste në kampionat për Kulusevskin, por drejtuesit janë të bindur për kualitetin që zotëron.
Tottenhami do e bëjë të vetin duke paguar 30 mln euro në arkat e Juventusit, ndërkohë që tifozët e skuadrës kryeqytetase janë në ankth për të ardhmen e kapitenit Harry Kane.
