Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Tottenham refuzon 227 milionë euro nga Reali i Madridit për Kane

As 227 milionë euro nuk e largojnë Harry Kane nga Tottenhami. Kjo ka qënë oferta më e fundit e bërë nga Reali i Madridid për sulmuesin anglez. Pavarësisht shumës stratosferike, spursat nuk janë tunduar aspak, përkundrazi janë treguar të prerë në përgjigjen e tyre. Mediat britanike shkruajnë se drejtuesit e klubit anglez nuk janë kënaqur nga oferta, por më shumë sesa kjo pjesë Tottenham nuk kërkon të privohet nga shërbimet e sulmuesit, i cili është duke kaluar një moment fantastik tek Spursat. Gjithashtu dhe tekniku Pochettino përjashton cdo lloj mundësie që sulmuesi të largohet, të paktën për momentin.  Duket si diçka e vështirë që një transferim i tillë të realizohet në mesin e kampionatit, e për më tepër Kane nuk mund të aktivizohet në Champions League. Sidoqoftë 227 milionë euro është një shumë e konsiderueshme dhe në verë palët mund të takohen sërish për të biseduar. Prej javësh tashmë Los Blancos në mënyrë indirekte kanë shprehur dëshirën e tyre për të rinovuar repartin e avancuar. Mbappe, Neymar, Hazard dhe Kane këta janë disa prej emrave që qëndrojnë në listën e dëshirave të klubit mbretëror.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...