Merkato

Tottenham sërish pazar te Atalanta, ofron 50 milionë euro për Romeron

Tottenham ka nisur përgatitjet para-sezonale nën drejtimin e trajnerit portugez Nuno Espirito Santo, ndërsa drejtori sportiv Fabio Paratici vijon të tregohet mjaft aktiv në merkato për të kompletuar ekipin para nisjes së kampionatit.

Kështu vetëm të enjten në Londër përfundoi portieri italian Pierluigi Gollini, i cili u transferua nga Atalanta në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 15 milionë eurove, që mund të bëhet edhe detyrim blerjeje nëse gardiani plotëson një numër të caktuar paraqitjesh.

Megjithatë reparti më i kritikuar i londinezëve sezonin që lamë pas ka qenë ai i prapavijës dhe “Spurs”-at duket se kanë gjetur qendër-mbrojtës sërish te Atalanta, pasi janë në fazë të avancuar në negociatat për transferimin e argjentinasit Cristian Romero.

Ky i fundit vjen pas një sezoni mjaft pozitiv me Atalantën, teksa vetëm pak ditë më parë u shpall kampion në Amerikën Latine me Argjentinën dhe tani është gati për të bërë një tjetër hap të madh në karrierë.

Oferta e parë e Tottenhamit është ajo e 40 milionë eurove kesh, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusi, shifra këto që joshin jo pak drejtuesit e klubit bergamask, që sezonet e fundit jo vetëm ka arritur rezultate mjaft të mira, por në të njëjtën kohë është pasuruar me shitjen e elementëve më të spikatur si Bastoni, Kulusevski, Diallo, etj.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency