Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenham viziton Newcastle-n, Sarri debuton në kampionatin anglez

Premier League ngriti siparin mbrëmjen e djeshme, me sfidën Manchester United-Leicester, e cila u fitua nga skuadra e Mourinhos me rezultatin 2-0. Paul Pogba zbriti në fushë me shiritin e kapitenit dhe shënoi që në minutën e dytë me 11-metërsh, ndërsa Shaw vulosi fitoren e “djajve të kuq” në minutën e 83-të.

Sot do të jetë radha e Maurizio Sarrit që të debutojë në kampionatin anglez dhe t’i japë udhë eksperiencës së tij të re, me Chelsean. Blutë e Londrës do ta nisin sezonin nga transferta ndaj Huddersfieldit në orën 16:00, ndërsa objektivi për Sarrin, është që të rikthejë skuadrën në 4-shen e parë të renditjes.

Më herët, në orën 13:30 do të zbresë në fushë Tottenhami, që do ta nisë sezonin nga transferta me Neëcastlen e Benitezit. “Spurs” shënuan rekord këtë verë, duke mos larguar dhe mos afruar asnjë lojtar në merkato, ndërsa mbetja brenda zonës Champions duket se do të jetë objektivi i Pochettinos edhe këtë vit.

Pasdite, në orën 18:30 do të luhet sfida Wolves –Everton, me këta të fundit që kanë bërë një merkato mjaft aktive dhe do të synojnë të rikthehen si protagonistë. Duhet theksuar se Evertoni ka qenë shpesh pjesë e zonës europiane të Premier Leagues, por në sezonin e fundit ka vuajtur një formë vërtetë të dobët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...