Conference League

Tottenhami humb në tavolinë ndeshjen ndaj Rennes, jashtë Conference League-s

Tani është zyrtare, Tottenhami i Contes është jashtë Ligës së Konferencës. Konfirmimi vjen UEFA, që ka vendosur t’i japë fitoren në tavolinë 3-0 ekipit francez të Rennes.

Ndeshja u shty fillimisht për shkak të disa rasteve me Koronavirus në radhët e ekipit londinez. Data e rikuperimit të ndeshje u caktua 9 dhjetori, por zhvillimi i saj ishte i pamundur.

Çështja iu referua Trupës së Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, për një vendim që u mor në përputhje me Aneksin J të Rregulloreve të Ligës së Konferencës së UEFA-s, sezoni 2021/22. Në bazë të nenit 30 (4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s dhe duke pasur parasysh rrethanat urgjente të çështjes, kryetari ad hoc i Organit Mbikëqyrës, Etikës dhe Disiplinës ia referoi çështjen Organit të Apelimit, që vendosi t’ia japë fitoren në tavolinë ekipit të Rennes.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency