Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenhami mposht Wolves dhe ngjitet i gjashti

Skuadra e Tottenhamit ngjitet në vendin e gjashtë në Premier League, pozicion që i jep mundësi të luajë në Europë League sezonin e ardhshëm. Londinezët triumfuan 2-0 ndaj Wolves dhe tashmë kanë gjithçka në dorën e tyre për ta ruajtur këtë pozicion, teksa në dy javët e fundit do të përballen me Aston Villan dhe Leicester City-n. Në fakt, suksesi i Tottenhamit mori më shumë vlerë nga fakti që Ëest Hami barazoi një ditë më parë 1-1 me Brightonin. Sa i përket kronikës së ndeshjes, golat u shënuan nga Harry Kane dhe Hojbjerg.

Takimi mes Crystal Palace dhe Aston Villas u mbyll me suksesin 3-2 të vendasve. Pjesa e parë përfundoi 2-1 në favor të miqve, falë golave të McGinn dhe El Ghazit, ndërsa për Palace realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 Benteke. Gjithsesi, në fraksionin e dytë vendësit e kthyen rezultatin në favorin e tyre falë finalizimeve të Zaha dhe Mitchell.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...