Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenhami “prish agjërimin” në merkato, blen futbollistë pas 517 ditësh

Pas plot 517 ditësh, Tottenhami “prishi agjërimin” në merkato, duke njoftuar blerjen e dy futbollistëve, të riut Jack Clarke dhe mesfushorit të talentuar të Lyonit Tanguy Ndombele.

Ishte pikërisht 31 janari i 2018-ës, kur “Spurs” sollën në Londër Lucas Mourën, i cili ishte edhe futbollisti i fundit i afruar në merkato, sepse më pas drejtuesit investuan vetëm në ndërtimin e stadiumit të ri, duke mos sjellë asnjë lojtar të ri në skuadër.

Emri i parë që u prezantua në faqen e klubit, ishte ai i Clarke, i cili nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Tottenham, por do të rikthehet sërish te Leeds, ku do të kalojë edhe këtë sezon në huazim, për t’u rritur dhe pjekur më shumë.

Megjithatë vetëm pak minuta më vonë, drejtuesit e Tottenhamit rritën ndjeshëm entuziazmin e tifozërisë, duke prezantuar edhe blerjen e mesfushorit Ndombele, një emër që ndiqej nga shumë skuadra në Europë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...