Tottenhami i Jose Mourinhos la pas zhgënjimin e barazimit në derbi me Fulhamin, duke fituar 1-3 në fushën e Sheffield United. Në “Bramall Lane” takimi i zhbllokua pas vetëm 5 minutave lojë nga Aurier, i cili shfrytëzoi pasimin e Son Heung-Min. Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë dyfishoi shifrat Harry Kane, i shërbyer në këtë rast nga Hojbjerg.
Skuadra e Sheffieldit nuk u dorëzua dhe u hodh në sulm për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Në të 59-tën McGoldrick rihapi sfidën me golin e 1-2, por vetëm tri minuta më vonë shpresa e vendëse për rezultat pozitiv u shua nga goli i Ndombele, që vulosi rezultatin përfundimtar 1-3.
