Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenhami “shfryn” ndaj Crystal Palace, triumfon edhe Nottinghami

Tottenham Hotspurs është rikthyer te suksesi në Premier League. Të besuarit e Antonio Contes fituan pastër 4-0 në transfertë përballë Crystal Palace për t’u larguar nga kriza e javëve të fundit. Pjesa e parë në “Selhurst Park” u mbyll në barazim pa gola, ndërsa vetëm në pjesën e dytë Spurs-at u zhbllokuan për të marrë një tripikësh me shumë vlera. Harry Kane u bë protagonist absolut, me sulmuesin anglez që shënoi dy golat e parë, ndërkohë që finalizimet e Matt Dohertyt dhe Son Heung Min vulosën rezultatin përfundimtar të sfidës.

Një fitore po kaq të rëndësishme regjistroi edhe Nottingham Forest. Të sapongjiturit në Premier League shënuan suksesin e parë në transfertë në edicionin e ri dhe iu falën golit të Tawio Awoniyi në pjesën e parë, ku sulmuesi nigerian përfitoi nga asisti i Brennan Johnson pas një gafe nga ana e vendasve në mbrojtje. Tri pikët në “St.Mary” e largojnë skuadrën e Nottingham Forest nga zona e ftohtë, ndërkohë që “Shenjtorët” mbeten në fund të renditjes, me presionin që sa vjen e rritet për trajnerin Nathan Jones, që ende nuk e ka marrë fitoren e parë si trajner i Southamptonit.

Takimi në “Elland Road” mes Leeds United dhe West Ham prodhoi katër gola dhe asnjë fitues. Sfida u mbyll në barazim 2-2, një rezultat që nuk i shërben askujt, me të dyja ekipet që kishin si objektiv të vetëm fitoren. Leeds kaloi i pari në avantazh me Gnonton në pjesën e parë, ndërkohë që “The Hammers” u kundërpërgjigjën me golat e Paqueta dhe Scamacca për të realizuar përmbysjen. Gjithsesi, nuk ishte e thënë të vinte fiorja për West Hamin, me londinezët që e pësuan në të  70′ nga Rodrigo për të shpërdoruar dy pikë të arta.

“Paqe” edhe mes Aston Villës dhe Wolverhamptonit në “Villa Park”. Një sfidë unike jo vetëm për skuadrat në fushën e lojës, por edhe për trajnerët, Unai Emery dhe Julen Lopetegui, që bëhen trajnerët e parë që ndeshen me njëri-tjetrin dy herë brenda një sezoni në kampionate të ndryshe, pas përballjes në pjesën e parë të sezonit në Sevilla-Villereal. Ishte një sfidë shumë e luftuar dhe të dyja skuadrat realizuan nga një herë për secilën pjesë. Fillimisht, Daniel Podence në pjesën e parë ndërsa Danny Ings vendosi ekuilibrat 12 minuta para fundit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...