Premier League

Tottenhami “shkund” Arsenalin, rindizet gara për vendin e katërt

Fitore e madhe e Tottenhamit përballë Arsenalit në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës, sukses që ndez garën për vendin e katërt në Premier League, pasi diferenca mes dy skuadrave ngushtohet në vetëm 1 pikë (66 Arsenali/65 Tottenhami). Një derbi spektakolar, që u dominua totalisht nga skuadra e Antonio Contes,  cila fitoi thellë 3-0. Në fakt, “Spurs”-at mund të kishin fituar më thellë përballë rivalëve ndërqytetas, që ishin në një ditë të keqe.

E zhbllokoi takimin që në minutën e 22-të Harry Kane, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Cedric ndaj Tierney-t. Gjithçka u komplikua për “Topçinjtë” në minutën e 33-të, kur Rob Holding u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë shokët e skuadrës me një lojtar më pak.

Në superioritet numerik, Tottenhami nuk e pati të vështirë për të shënuar edhe dy gola të tjerë, me Harry Kane në të 37-të dhe Son Heung-Min sapo nisi pjesa e dytë.

Në dy javët e fundit të Premier League-s Arsenali luan përballë Newcastle në transfertë dhe me Evertonin në “Emirates”, ndërsa Tottenhami pret Burnley-n dhe viziton Norwichin.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

Ligue 1 2022/2023

PWDLGFGADifPts
1Auxerre
0
0
0
0
0
0
0
0
2Lille
0
0
0
0
0
0
0
0
3Lorient
0
0
0
0
0
0
0
0
4Monaco
0
0
0
0
0
0
0
0
5Nantes
0
0
0
0
0
0
0
0
6Nice
0
0
0
0
0
0
0
0
7PSG
0
0
0
0
0
0
0
0
8Strasbourg
0
0
0
0
0
0
0
0
9Ajaccio
0
0
0
0
0
0
0
0
10Angers SCO
0
0
0
0
0
0
0
0
11Brest
0
0
0
0
0
0
0
0
12Clermont
0
0
0
0
0
0
0
0
13Montpellier
0
0
0
0
0
0
0
0
14Reims
0
0
0
0
0
0
0
0
15Troyes
0
0
0
0
0
0
0
0
16Olympique Marseille
0
0
0
0
0
0
0
0
17Toulouse
0
0
0
0
0
0
0
0
18Lens
0
0
0
0
0
0
0
0
19Rennes
0
0
0
0
0
0
0
0
20Olympique Lyonnais
0
0
0
0
0
0
0
0


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency