Harry Kane, i cili përpara mbërritjes së Erling Haalandit te Manchester City ishte objektivi i madh i Pep Guardiolës për të përforcuar sulmuesin e “qytetarëve”, pritet të jetë protagonist i një tjetër telenovele të merkatos.
Manchester United është kërkimi i një sulmuesi e pa dyshim që Harry Kane pritet të jetë objektivi kryesor.
Megjithatë, Daniel Levy, president i Spurs-ave nuk do ta lejojë largimin e kapitenit të “Tre Luanëve” pa përfituar shumën e duhur.
“Tottenham kërkon 100 milionë stërlina të gjitha “cash” për të shqyrtuar shitjen e Harry Kane këtë verë”, ka raportuar ekskluzivisht gazeta britanike “Times”.
Pagesa “cash” është e vetmja pengesë për “Djajtë e Kuq”, të cilët po përgatiten për të tjera blerja në verë.
Lexo edhe:
- Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
- “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
- Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
- “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte
Edhe pse lojtarë si Victor Osimhen, nga Napoli, apo Benjamin Sesko, nga RB Salzburg, dominojnë listën e alternativave për United, sulmuesi anglez është ende opsioni i parë.
Me largimin e mundshëm të Antonio Contes nga Tottenhami, “Harry Kane planifikon të diskutojë të ardhmen e tij me Tottenhamin në fund të sezonit. Për të pritet të kenë interes dhe Bayerni e Reali.
