Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Totti bëhet zbulues talentesh, themelon dy kompani në Romë

Pas zërave që erdhën javën e kaluar, më në fund ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar: Francesco Totti ka vendosur të vijojë karrierën po në futboll, por tani i përqendruar në zbulimin e talenteve dhe menaxhimin e lojtarëve.

Ka qenë vetë ish kapiteni dhe legjenda e Romës, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka themeluar dy kompani CT10 dhe IT Scouting, të dyja me qendër në kryeqytetin e Italisë dhe që do të operojnë si konsulente për klubet dhe lojtarët.

Vetë Totti në një intervistë të dhënë më herët për transmetuesin e kampionatit italian “DAZN”, pranoi se i pëlqen të zbulojë talente dhe të asistojë ata drejt rritjes së nivelit sportiv, duke dhënë sinjale mbi të ardhmen e tij.

“Do të më pëlqente të bëja skautin e talenteve. Ka shumë të tillë edhe në Itali, ndonëse nuk më pëlqen të them emra për momentin. Unë jam gjithmonë aktiv dhe më pëlqen të njoh gjithçka. E ardhmja është gjithmonë e bukur, ndaj të presim çfarë më ka rezervuar mua”, deklaroi dikur ish kapiteni i Romës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...