Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Totti: Dybala nuk e do numrin 10, nëse Mkhitaryan ikën…

Francesco Totti po bëhet zëdhënësi i Romës për çështjet e merkatos. Ish-kapiteni i verdhekuqve foli për “Sky Sport” në lidhje me interesimin e Mourinhos për Dybalan, lamtumirën e mundshme të Mkhitaryan dhe thashethemet e merkatos për Zaniolo.

“Nuk kam tentuar ta bind, megjithatë kam folur me të për disa gjëra. Mendoj se e ka marrë mesazhin, por nuk i takon vetëm atij të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij. A do t’ia jepja numrin 10? Nëse dëshiron ta marrë, sigurisht që po, por, me sa di unë, ai nuk e do. Unë mendoj se ai do të merrte numrin 21. Kush do të më pëlqente nëse nuk vjen Dybala? Varet nga potenciali ekonomik i klubit”.

Për kthimin e tij te Roma: “Gjithmonë kam thënë që martesat bëhen mes dy partnerëve. A do të më pëlqente një martesë e re? Unë jam martuar tashmë (qesh)”.

Për Zaniolon dhe Mkhitaryan: “Nuk kam pse t’i jap Zaniolos këshilla, vendimet janë personale. Nëse vërtet do të donte të qëndronte te Roma, do të bënte gjithçka. Mkhitaryan tek Interi? Roma do të humbiste shumë. Ai është një lojtar i madh dhe një person i madh, ai e tregoi vlerën e tij. Do ta ndihmonte Interin të bëhej edhe më i fortë”.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...