Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Totti i thotë “Mirupafshim” Romës: Të gjithë shkojnë e vijnë, por flamujt jo!

“Sot njoftova CEO-n e Romës mbi atë që nuk e kisha menduar kurrë, dorëheqjen time nga Roma. Ishte diçka e rëndë dhe e vështirë për t’u vendosur, por kushtet ishin të atilla, që duhet të merrja këtë vendim. E kam menduar gjatë këtë vendim, thuajse që nga muaji prill dhe konkluzioni ishte që duhet të vendosja në të mirë të Romës, për shkak të dashurisë që kam për këtë ekip dhe këto ngjyra. Presidentët ikin e vinë, trajnerët e futbollistët gjithashtu, por flamujt jo. Nuk di çfarë të them më”, tha Totti në fjalën e tij, e cila u shoqërua nga duartrokitjet e të pranishmëve.

Me këtë fjalim, Totti i tha “Mirupafshim” Romës, skuadrës së vetme të karrierës së tij sportive, të cilën nuk e ndërroi asnjëherë kur luante futboll dhe prej dy vitesh shërbente si drejtues.

Largohet kështu një tjetër legjendë, apo flamur i kësaj skuadre, që identifikohej me vetë skuadrën verdhekuqe, një lëvizje kjo që vjen vetëm një muaj pas vendimit për largimin e Daniele De Rossit.

Edhe ky, ashtu si Totti, kishte luajtur vetëm me Romën në karrierën e tij si futbollist, ndërsa drejtuesit e klubit vendosën të mos i ofrojnë një kontratë të re në fund të sezonit, duke e lënë të lirë të largohet.

Largimi i Tottit përflitej prej javësh në ambientin sportiv në Itali, pasi ish kapiteni ishte lënë mënjanë dhe nuk thërritej në tavolinat ku diskutohej mbi planet dhe të ardhmen e klubit.

“Popullit roman duhet t’i them vetëm faleminderit, pasi më kanë trajtuar me respekt si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Do të vazhdoj të bëj tifo për Romën, pasi është një skuadër e zemrës time dhe për mua ka reputacion ndërkombëtar. Kam punuar me pasion dhe dëshirë për të bërë më të mirën për këtë skuadër, ndërsa tashmë do të vazhdoj të mbështes ekipin si tifoz. Është një mirupafshim, jo një lamtumirë, pasi në këto momente do të marr rrugë të tjera dhe në kohën e duhur, do të jem gjithmonë gati për t’u rikthyer”, tha Totti në fjalën e tij.

“Për momentin ka shumë gjëra që mund të bëj dhe nga tani do të filloj të marr në konsideratë të gjitha ofertat që kam në tavolinë, për të vendosur atë që mund të bëj më mirë dhe ta bëj me shumë dashuri”, tha Totti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...