Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Totti: Matic? Mourinho di kë zgjedh, s’e prisja që Lukaku…

Ish-kapiteni historik i Romës, Francesco Totti, në një intervistë për mikrofonat e “Sky Sport 24”, përshëndet blerjen e mesfushorit serb 34-vjeçar, Nemanja Matic.

“Matic? Nëse Mourinho e ka zgjedhur, do të thotë se ai është fleksibël për ekipin. Po flasim për një lojtar të madh, që ka treguar vlerën e tij në Evropë. Për të qenë pjesë e Romës, duhet të kesh mentalitetin e duhur dhe e ka treguar se e ka. Për të marrë rezultate, nevojiten gjithmonë lojtarë të mëdhenj. Nëse në dispozicion të Mourinhos do të jenë edhe Celik e Frattesi, do të jetë një Romë më konkurruese, e cila dëshiron të synojë para së gjithash një vend në Champions League. Pastaj do të duhet të blejë lojtarë të tjerë për të marrë atë që kemi fituar në të kaluarën, titullin kampion. Siç e kam thënë gjithmonë, për të fituar duhen kampionët.

Lukaku tek Interi? Nuk e prisja. Mendova se do të shkonte në një klub tjetër, por ai dëshiron të kthehet ku ndihet më mirë. Në Itali ai lëviz shumë, ka një fizik të pabesueshëm, Simone Inzaghi do të jetë i lumtur”.

Për transferimin e Haalandit te Manchester City, Totti theksoi se Pep Guardiola do të synojë sërish Championsin, për për vendimin e Mbappesë për të qëndruar te PSG, tha se duke lënë mënjanë paratë, ishte edhe një zgjedhje u diktua zemre. Për ikonën verdhkuqe, Topin e Artë e meriton Benzema.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...