Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Totti rikthehet te Roma? Bisedimet u zhvilluan në Tiranë, ja roli që do të ketë

Pas fitores së trofeut të parë të Conference League, në finalen ndaj Feyenoord, në të cilën “verdhekuqtë” triumfuan me rezultatin 1-0 në Tiranë, së fundmi po raportohet për rikthimin e legjendës së këtij klubi, Francesco Totti-t.

Mediet italiane raportojnë se Totti do të marrë rolin e drejtorit teknik te Roma dhe më tej shtohet se palët e kanë biseduar këtë gjë për herë të parë në Tiranë.

Më tej shtohet se afrimi në klub i një figure po aq karizmatike dhe të dëshiruar, siç është edhe Mourinho, do të kthente besimin te Roma.

Nëse do të rikthehej te Roma, Totti do të kishte të njëjtin rol si Paolo Maldini te Milani apo Javier Zanetti te Inter, dhe kjo do u pëlqente shumë tifozëve “verdhekuq”, duke ditur se sa shumë e duan ata Tottin.

Ende nuk është vendosur përfundimisht, por gjasat e rikthimit të legjendës te Roma, për të vazhduar rrugën e fitoreve të trofeve, duket shumë e arritshme.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...