Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Totti tregon favoritët e Botërorit dhe ngre në qiell trajnerin e “La Rojas”: Njeri i madh, numri 1

Legjenda e futbollit italian, Francesco Totti, mori pjesë në një panel diskutimi së bashku me Michaele Ciccarese (Drejtor Marketingu i Serisë A) dhe Alfonso De Stefano (Menaxheri i Përgjithshëm i Serisë A). Ish-kapiteni verdhekuq foli për MARCA-s mbi mungesën e Italisë në “Katar 2022”.

“Do të jetë një Botëror ndryshe, një kampionat i vështirë dhe i çuditshëm në krahasim me të tjerët. Italia është një skuadër e fortë, shkon thuajse gjithmonë në çerekfinale, por nuk do të jetë aty dhe kjo është diçka shumë e vështirë për ne, aq më tepër që ndodhi për herë të dytë radhazi”.

Skuadrat që do të rivalizojnë për Kupën e Botës, në Katar, sipas Tottit, janë të njëjta, si gjithmonë:

“Skuadrat favorite janë gjithmonë të njëjtat: Brazili, Argjentina, Franca, Gjermania… Por të mos harrojmë se është një Botëror atipik dhe duhet parë se si vijnë futbollistët dhe ekipet kombëtare, sepse janë pothuajse pa përgatitje”.

Sa i përket Spanjës, Totti tha se “është një tjetër skuadrën që është gjithmonë aty, në raundet e fundit. Ka një ekip konkurrues dhe nuk do të jetë një rival i lehtë për askënd”.

Totti vlerësoi figurën e trajnerit të “La Rojas”, Luis Enrique, me të cilin ka bashkëpunuar te Roma:

“Është numri 1, si person dhe si trajner. Pata rastin ta takoj dhe mund të them vetëm fjalë të shkëlqyera, ndaj shpresoj që ai të ketë një Botëror të madh”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...