Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tounkara prezantohet edhe zyrtarisht te Flamurtari

Ishte blerja e fundit e Flamurtarit në merkaton e janarit dhe njëkohësisht edhe më e bujshmja. Bëhet fjalë për sulmuesin e ardhur në huazim nga Lazio, Mamadou Tounkara, futbollist senegalez, i lindur në Spanjë.

Lojtari ka qenë pjesë e Akademisë së Barcelonës, përpara se në vitin 2012 të kalonte në ekipet e moshave të Lazios. Në vitin 2014 debutoi me ekipin e parë, duke luajtur edhe dy ndeshje, për tu huazuar më tej në Serinë B te Crotone dhe skuadra satelit e bardhekaltërve, Salernitana, ku sulmuesi ka pasur mundësi të aktivizohet.

Ai ka pozuar me bluzën e vlonjatëve, ndërsa pritet që pasdite të ndjekë edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, mes Flamurtarit dhe Partizanit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...