Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Tour de France/ Etapa e 16-të fitohet nga holandezi Wouter Poels

Holandezi Wouter Poels (Bahrain Victorious), 25 vjeç, fitoi këtë të diel etapën e 15-të të “Tour de France”, në distancën 179 km, mes Les Gets Les Portes du Soleil dhe Saint-Gervais Mont-Blanc, në kohën 4 orë, 40 minuta e 45 sekonda.

Vendi i dytë për belgun Wout Van Aert (Jumbo-Visma), 28 vjeç me 2 minuta e 8 sekonda larg fituesit të etapës.

Lexo edhe: 

Francezi Mathieu Burgadeau (Total Energies), 24 vjeç, u rendit i treti, 3 minuta pas Poels.

Vijon dueli mes Tadej Pogacar dhe Jonas Vingegaard. Slloveni tentoi një sulm 900 metra larg vijës së finishit, por danezi u përgjigj menjëherë, duke mos lejuar shkëputje ne rivalit.

Të dy mbërritën së bashku në vijën e finishit dhe kështu Jonas Vingegaard e mban fanellën e verdhë me dhjetë sekonda diferencë ndaj Tadej Pogacar.

Spanjolli Carlos Rodriguez konfirmoi vendin e tij të tretë me një vonesë prej 5’21” nga lideri dhe tani ka 19 sekonda diferencë ndaj britanikut Adam Yates, i cili la pas Jai Hindley (i pesti në 6’38”).

Të hënën, më datë 17 korrik, garuesit do të kenë ditën e dytë të pushimit. Etapa e 16-të do të jetë një provë individuale kohore 22.4 km midis Passy dhe Combloux të martën më 18 korrik.

Më 19 korrik, për etapën e 17-të rikthehet pedalimi në male dhe alpe.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...