Austriaku Felix Gall (AG2R-Team Citroen) fitoi etapën e 17-të të Tour de France (nga Saint-Gervais du Mont-Blanc në Courchevel) e gjatë 165.7 km, me kohën 4 orë, 49 minuta e 8 sekonda.
I dyti mbërriti në vijën e finishit britaniku Simon Yates (Jayco-Alula) 34 sekonda pas Gall, ndërsa i treti u klasifikua Pello Bilbao (Bahrain Victorious) me 1 minutë e 38 sekonda pas kruesesit nga Austria.
Danezi Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma), fitues i Tourit 2022, mbërriti i katërti në finish, por e “çmientoi” kryesimin e përgjithshëm, duke e thelluar në 7 minuta e 35 sekonda diferencën kohore me ndjekësin më të afërt, sllovenin Tadej Pogacar, që këtë etapë e përfundoi në vendin e 22-të, thuajse 6 minuta pas Vigegaard.
Etapa e 18-të e turneut do të zhvillohet të enjten nga Moutiers në Bourg-En-Bresse, në një distancë prej 185 km.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Përfundon ëndrra Champions, eksperienca e Zalgiris eliminon Strugën
- Trajneri Linfield paralajmëron skuadrën: Përgatituni për më të keqen, në Shqipëri na lanë pa top
- Në Razgrad për të vazhduar ëndrrën Champions, Ballkanit të Dajës i duhet edhe një tjetër sforco
- VIDEO/ Partizani shpërdoron pa fund, Bate Borisov dy gola me vetëm dy raste
Klasifikimi i etapës së 17-të:
- Felix Gall (Aut/AG2R-Team Citroen), 4h49m08s
- Simon Yates i dytë (Gbr/Ekipi Jayco-Alula), +34
- Pello Bilbao i tretë (Esp/Bahrain Victorious), +01m38s
- Jonas Vingegaard i katërt (Din/Jumbo-Visma), +01m52s
- David Gaudu (Fra/Groupama-FDJ), +02m09s
- Tobias Johannessen i 6-të (Din/Uno-X Pro), +03m06s
- Chris Harper (Aus/Ekipi Jayco-Alula), + 02m50s
- Rafal Majka i 8-të (Pol/UAE-Ekipi i Emirateve), + 03m43s
- Adam Yates (Gbr/UAE-Ekipi i Emirateve)
- Wilco Kelderman (PB/Jumbo-Visma), +03m49s
Klasifikimi i përgjithshëm individual:
- Jonas Vingegaard (Din/Jumbo-Visma), 67h57m51s
- Tadej Pogacar i dytë (Esl/UAE-Team Emirates), +07m35s
- Adam Yates i tretë (Gbr/EUAE-Ekipi i Emirateve), +10m45s
- Carlos Rodríguez (Esp/Ineos-Grenadiers), +12m01s
- Simon Yates i 5-të (Gbr/Ekipi Jayco-Alula), +12m19s
- Pello Bilbao (Esp/Bahrain Victorious), +12m50s
- Jay Hindley (Aus/Bora-Hangsrohe), +13m50s
- Felix Gall i 8-të (Aut/AG2R-Citroen), +16m11s
- Sepp Kuss (SHBA/Jumbo-Visma), +16m49s
- David Gaudu (Fra/Groupama-FDJ), +17m57s
