Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Toure kërkon të ndërtojë nga e para marrëdhënien me Guardiolën: Klopp nuk pushon asnjëherë!

Marrëdhënia e Yaya Toure me ish-trajnerin e tij te Barcelona dhe te Manchester City, Pep Guardiola, është e “ngrirë” duke qenë se 38-vjeçari në momentin që u largua nga “Qytetarët” pati një “krisje” me spanjollin, ndërsa deklaroi publikisht se ndoshta trajneri e ka problem të punojë me lojtarët nga Afrika.

Një deklaratë e cila nuk i ka lënë një shije të mirë Guardiolës, teksa edhe pse ish-futbollisti ka kërkuar falje për fjalët e tij, sërish nuk ka marrë reagim nga tekniku spanjoll. Së fundmi, Toure thekson se shpreson të rivendosë një marrëdhënie me Guardiolën, ndërsa është bërë mik me Jurgen Klopp.

“Shpresoj që ta shoh sërish Guardiolën, unë dua të flas me njerëzit që e kanë pasion futbollin. Por, nuk kam mundur ta kontaktoj sepse nuk e kam numrin e tij. Shpresoj që ta fitoj kampionatin me Cityn sepse jam një fans i tyre, por është pak e vështirë për të bërë parashikime pasi edhe Liverpool është shumë i fortë.

Klopp di të fitojë ndeshjet dhe unë i shkruaj gjithnjë ndërsa ai më fton ta takoj. Ai njeri nuk pushon asnjëherë, e dashuron futbollin dhe është një person shumë i mirë”, u shpreh Toure.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...