Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Tradhtari” i Romës mbetet në Serie A, Mourinho e zëvendëson me “xholin” gjerman

Jose Mourinho shpërtheu pas barazimit 1-1 ndaj Sassuolos. Trajneri i Romës sulmoi ashpër njërin nga lojtarët e tij: “U tradhtuam nga sjellja aspak profesionale e një lojtari, emrin e të cilit nuk e zbuloj. I kam kërkuar të gjejë një klub tjetër në merkaton e janarit”, deklaroi “Special One”.

Edhe pse nuk përmendi emra, shtypi italian zbuloi se bëhet fjalë për Rick Karsdorp, anësorin e djathtë holandez. Ky i fundit duhet të nxitojë për të gjetur një skuadër të re në merkaton e dimrit, teksa karriera e tij pritet të vijojë në Serie A.

Juventusi ka shfaqur probleme të mëdha në krahë dhe 27-vjeçari mund të përfundojë nën urdhrat e Max Allegrit për pjesën e dytë të sezonit. GDS shkruan se rekordmenët e futbollit italian kërkojnë huazimin e “tradhtarit”.

Ndërkohë, Mourinho u ka kërkuar drejtuesve të klubit zëvendësuesin e lojtarit holandez. I preferuari i trajnerit nga Setubali është Lukas Klostermann, i cili ndodhet nën kontratë me gjermanët e Leipzigut.

26-vjeçari numëron 18 ndeshje me kombëtaren gjermane, trajneri Flick e ka marrë me vete në Botërorin e Katarit dhe kartoni i tij vlerësohet 15-20 milionë euro. Klostermann luan në dy krahët dhe në qendër të mbrojtjes.

Përveç aftësive futbollistike, Mourinho e vlerëson shumë edhe për faktin që lojtari gjerman është një “xho” në repartin e prapavijës, repart ku mund t’i mbulojë të gjithë pozicionet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...