Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira e tij dhe gjithë tifozëve verdhezinj nuk u realizua në javën e fundit.
29-vjeçari, autori i 63 ndeshjeve me kombëtaren luzitane, ka dalë lojtar i lirë dhe nuk po nxitohet në lidhje me skuadrën e ardhshme. Atletico Madrid mbetet një opsion konkret, por garës i është bashkuar edhe Bayern Munchen.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Agjenti i Guerreiros është takuar me përfaqësues të Atletico Madrid, por edhe bavarezët po kërkojnë për një mbrojtës të majtë. Dhe në Mynih kanë një simpati të vjetër për të siguruar përforcime nga Dortmundi.
Lojtarin portugez e kërkon edhe Nice, por e ardhmja e tij pritet të jetë Spanja ose Bayerni. Klube që nuk duan të humbin mundësinë për të firmosur me një lojtar me kualitet dhe eksperiencë. Aq më tepër pa paguar për kartonin e tij.
