Gossip

Tradhtia nuk falet/ Wanda Nara ndahet nga Icardi: Më mirë merreni vesh nga unë

Pas disa muajve “krizë”, tradhti dhe probleme, ka marrë fund marrëdhënia dhe dashuria mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës.

Një nga çiftet më të përfolur dhe të komentuara, nuk do të jenë më bashkë, diçka që e ka lajmëruar Wanda me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Është shumë e dhimbshme për mua ta përjetoj këtë moment. Megjithatë, duke pasur parasysh famën time dhe spekulimet mediatike, preferoj që ta merrni vesh të vërtetën nga unë.

Nuk kam asgjë tjetër për të deklaruar dhe nuk do të jap asnjë detaj për këtë ndarje. Ju lutem, kërkoj pak mirëkuptim jo vetëm për të mirën time, por mbi të gjitha për të mirën e fëmijëve tanë”, shkruan Wanda Nara.

Kriza shpërtheu një vit më parë, kur sulmuesi i Galatasarayt tradhtoi gruan dhe menaxheren e tij me modelen China Suarez. Çifti u përpoq të rregullonte marrëdhënien, por pa sukses.

Historia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, që nga lindja e saj në vitin 2013 me tradhtinë e show girl ndaj Maxi Lopez, mikut të sulmuesit.

Nga dashuria mes tyre erdhën në jetë dy vajzat Francesca dhe Isabela. Çifti u bashkua pas tradhtisë së sulmuesit, por tashmë historia e tyre ka marrë fund përfundimisht.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency