Vetëm zyrtarizimi mungon në lidhje me rikthimin e Romelu Lukakut tek Interi. Sulmuesi belg veshi fanellën zikaltër në vitet 2019-2021, duke 47 gola në Serie A e duke fituar titullin kampion në sezonin e dytë.
Verën e kaluar kërkoi rikthimin te Chelsea, që shpenzoi 113 milionë euro në arkat e Interit për t’i dhuruar sulmuesin belg trajnerit Thomas Tuchel. Tifozët e Interit nuk e pritën mirë largimin e tij, por tashmë janë gati të bëjnë përsëri tifozllëk për të.
“Curva Nord”, grupimi më i madh që mbështet skuadrën e Simone Inzaghit, ka reaguar me një postim në faqen zyrtare rreth rikthimit të 29-vjeçarit. “Meqenëse rikthimi i Lukakut në Inter është shumë i mundshëm, disa pika duhen bërë të qarta:
Curva Nord mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë lloj kundërshtimi për lojtarin (pavarësisht sjelljes së verës së kaluar);
duke pasur parasysh këtë, askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shalle ose pankarta të Curva Nord ose të grupimeve që e përbëjnë atë;
gjithçka që përfundimisht do të bëhet ndaj tij në të ardhmen do të duhet ta fitojë në fushë me përulësi dhe djersë… Gjithsesi, ne ftojmë të gjithë tifozët e Interit që të mos bien në grackën e kundërt, atë të vrapimit të menjëhershëm pas tij.
Përveç një aspekti të qartë emocional instinktiv, të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhur do t’i jepte vetëm një përshpejtim të mëtejshëm atij procesi që ka vite që ka synuar të na bëjë të gjithëve konsumatorë budallenj.
Ai u mbështet dhe u trajtua si Mbret, tani është thjesht një si shumë të tjerë. Gjithashtu duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne kurrë nuk do të brohorasim kundër Lukakut nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit.
Jemi dhe duhet të mbetemi ZEMËR – SHPIRT – GRINTË – INTERIZËM. U Mërzitëm shumë nga tradhtia e Lukakut. Me kalimin e kohës ekziston mundësia t’ia falësh një gjë të tillë një lojtari, por tradhtia mbetet”, lexohet në postimin e ultrasve zikaltër.